Lajmet e fundit

Në Universitetin e Prizrenit është vënë gurthemeli i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, njofton Klan Kosova.
Gurthemeli i kësaj shtatoreje u vu për nder të ditëlindjes së tij të 73-të.
Në mesin e pjesëmarrësve në këtë ceremoni ishte edhe kryekuvendari Kadri Veseli , ministri i drejtësisë njëherit zëvendëskryeministër Hajredin Kuçi, ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe personalitete të tjera.
Me këtë rast, Ramë Vataj, rektor i Universitetit të Prizrenit tha se se sot është një ditë e veçantë pasi po vihet gurthemeli i shtatores së Ukshin Hotit.
"Sot po vëmë gurthemelin e shtatores së tij në Universitet duke shpresuar që jeta dhe vepra e tij të jetë udhërrrëfyes për gjeneratat e reja" ka shtuar ai.