Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se sot do të mbajnë një protestë paqësore me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.
Protestuesit do të nisen nga qytete të ndryshe drejt kryeqytetit, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët Vetëvendosje ka siguruar transport falas, njofton Klan Kosova.
Ngjashëm kanë vepruar edhe qytetarët e Prizrenit të cilët janë nisur për në Prishtinë.
Protesta parashihet të filloj në ora dy nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar në sheshin “Skënderbeu”, dhe do të përfundojë me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.