Lajmet e fundit

Myezini i Xhamisë së Tususit ka informuar policinë në Prizren për një vjedhje që ka ndodhur në këtë xhami gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës.
Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se janë thyer arkat ku ruheshin paratë për bamirësi dhe janë vjedhur një shumë prej rreth 400 eurosh,transmeton Klan Kosova.
Nuk ka të dyshuar lidhur me këtë rast gjer me tani, ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e rastit.