Lajmet e fundit

Dy motra të moshës 60 dhe 65 vjeçare e kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 03:25 minuta të mesnatës së të dielës në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë, saktësisht në fshatin Lubizhdë, përballë restorantit “Luksory”.
Policia rajonale e Prizrenit bën me dije se aksidenti fatali ndodhi kur një veturë e tipit Golf II në të cilën ndodheshin katër gra dhe një burrë e cila kishte dalë nga restoranti dhe ishte kyçur në rrugë për në Prizren u cila godit nga veturë e llojit BMW e cila vinte me një shpejtësi të papërshtatshme.
Bazuar në raportet hetimore shoferi i veturës ne momentin e aksidentit kishte qenë nën ndikim të alkoolit.
Raportohet poashu se ndihmë mjekësore në këtë rast kanë kërkuar katër persona, ndër ta edhe shoferi i dyshuar i cili pas lirimit nga urgjenca është arrestuar.
Ndërkohë, trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, transmeton Klan Kosova.