Lajmet e fundit

Një femër ka ndërruar jetën të hënën në spitalin e Prizrenit pasi nuk arriti t`i mbijetojë plagëve të marra gjatë aksidentit të trafikut që kishte pësuar para dy ditësh në rrugën Prizren-Prishtinë, transmeton Klan Kosova.
Siç bën të ditur policia, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.