Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë sot në lagjen Dardania, ka rrënuar një objekt banimi në ndërtim e sipër.
“Objekti në fjalë është ndërtuar në pronën publike dhe rrjedhimisht nuk ka pasur leje ndërtimi”, thuhet në njoftimin për media të komunës së Prizrenit.
Pas njoftimit për fillim të ndërtimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët komunalë dhe e kanë urdhëruar pronarin t’i ndalojë punimet.
“Urdhri është shpërfillur nga pronari duke vazhduar me punime. Më pas ai ka refuzuar edhe kërkesën për vetë rrënim, gjë që ka detyruar të merret vendim për rrënim të objektit me qëllim të lirimit të pronës publike”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.