Lajmet e fundit

Të martën në Prizren një viktimë femër ka raportuar se për arsye xhelozie është sulmuar dhe rrahur nga i dashuri i saj.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku më pas është liruar në shtëpi.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.