Lajmet e fundit

Në fshatin Shkozë të Prizrenit, në orët e vona të së enjtes një person ka marrë lëndime të lehta nga një fragment i një predhe të armës së zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në një aheng familjar, e i plagosuri ka marrë trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.
Policia bën me dije se ka sekuestruar një pistoletë të llojit “Sing Sauer me 46 fishekë, ndërsa hetuesit policorë ende po kryejnë hetime në vendin e ngjarjes.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas këtij rasti ka apeluar te qytetarët që të tregojnë vetëpërmbajtje në përdorimin e armëve në ahengje familjare, në të kundërtën do të përballen me pasoja që i parasheh ligji.