Lajmet e fundit

Në fshatin Hoqë në Prizren, në arën pronë e një qytetari të Kosovës, policia ka gjetur bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Dikush ka raportuar për kultivimin e tyre, dhe policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy bimë të gjatësisë 2.20 metra të cilat i ka konfiskuar.
Gjatë kontrollit i dyshuari nuk është hasur në shtëpi, dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar me procedurë të rregullt.
Raportohet se në pronën (arën) e të dyshuarit mashkull K-shqiptar është duke kultivuar bimë narkotike Kanabis Sativa. Në arën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy bimë në gjatësi rreth 2.20 metra si prova materiale. I dyshuari nuk është hasur në shtëpi, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.