Lajmet e fundit

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj është fort i bindur është se do ta pasojë Ramadan Mujën për të parin e Prizrenit.
Totaj që është menaxheri i ATK-së në këtë qytet e kryetar i klubit të basketbollit “Bashkimi”, tha që mungesa e angazhimit të tij të mëhershëm në politikë, nuk e vë në disavantazh, njofton Klan Kosova.
Por, përballë në garë do ta ketë disa kandidatë nga subjektet e tjera. Të premten u zyrtarizua edhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prizrenin.
Është ky Hatim Baxhaku, ish deputeti e kirurg me profesion, që u lavdërua shumë nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
E Prizreni sipas një kundër-kandidati tjetër në garë, Zafir Berishës nuk mund të udhëhiqet sërish nga një pensionist, duke iu referuar Baxhakut e as nga një i panjohur, duke zënë në gojë Totajn.
Kronikë nga Arjeta Dragaj.