Lajmet e fundit

Një fëmijë tre vjeçar ka vdekur sot si pasojë e shtypjes me traktor nga axha i tij.
Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në Mamushë të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se axha i fëmijës ishte duke punuar në arë derisa fëmijën e kishte me vete në traktor,i cili më pas ka rënë nga mbajtësja e traktorit duke e shtypur për vdekje.
Të gjitha ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.