Lajmet e fundit

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:10 minuta, një qytetar nga Pirana e Prizrenit ka informuar policinë për plaçkitjen e veturë së tij Golf 4 me targa gjermane nga një i dyshuar i pa njohur.
Me sa merret vesh, i dyshuari e ka kontaktuar në telefon viktimën kinse është i interesuar për ta blerë automjetin dhe gjatë bisedës, pasi është ulur në veturë ka tentuar t’ia marrë me forcë dokumentet por nuk kishte arritur dhe më shpejtësi ka ikur me automjet, transmeton Klan Kosova.
Sipas hetuesve të cilët po merren me rastin thuhet se i dyshuari është rreth 25 vjeç dhe i gjatë rreth 180cm.