Një person është arrestuar në Prizren të mërkurën, pasi e kishte goditur me veturë zyrtarin policor, i cili në atë moment ka qenë duke kryer detyrën zyrtare.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit polici ia kishte kërkuar dokumentet por ai kishte refuzuar dhe kishte tentuar të ikë me veturë, por në pamundësi ishte nisur vrullshëm dhe e kishte goditur policin.
Zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.