Lajmet e fundit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e Fitër Bajramit, si tradicionalisht, organizon pritje urimi në selinë e Bashkësisë Islame.
Kjo pritje organizohet nga ora 9:00 deri në orën 12:00, me ç`rast presidenti i vendit, Hashim Thaçi do ta vizitojë BIK-un në orën 09:15.
E për t`i uruar drejtuesit e Bashkësisë Islame për këtë festë, selinë e saj në orën 11:00 do ta vizitojë edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli si dhe përfaqësues të tjerë institucionesh, njofton Klan Kosova.