15:22 - Hoti: Heqja e vizave është lajm i mirë sepse u punua për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët e vendit për liberalizimin e vizave.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se për këtë ditë u punua shumë për vite me radhë dhe, sipas tij, padrejtësisht u zvarrit nga kauzat e brendshme dhe vullneti i disa vendeve të Bashkimit Evropian.
"Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën. Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së. Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime!", ka shkruar Hoti në Facebook.
14:35 - Mësoni se sa mund të qëndroni në zonën Schengen me liberalizimin e vizave
Parlamenti Evropian sot dha dritën e gjelbër për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovë në zonën Schengen.
Por a e dini se sa mund të qëndroni jashtë shtetit?
Qytetarët e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë për në BE pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një kuadër të ngjashëm vizash për zonën Shengen.
Ndërkaq, për të udhëtuar ju duhet të regjistroheni fillimisht në ETIAS (Sistemi Evropian për Autorizim dhe Informacione rreth Udhëtimit).
Ky sistem, krejtësisht elektronik, mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në zonën Schengen.
Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.
Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.
Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend Schengen.
Vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
14:12 - Pro heqjes së vizave për Kosovën votoi edhe një shqiptare
18 prilli është një datë historike për Kosovën.
Të marten, Parlamenti Evropian votoi pro heqjes së vizave për Kosovën.
Të gjithë, votuan pro.
E në mesin e deputetëve ishte edhe një shqiptare.
Ajo është Arba Kokalari, e cila ka lindur në Tiranë.
Kokalari, është pjesë e Parlamentit Evropian.
36-vjeçarja u zgjodh si deputete e PE-së si pjesë e Demokristianëve nga Suedia.
Ndërkaq nesër pritet edhe të nënshkruhet vendimi për liberalizmin.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
14:20 - Shasha: Nëse kjo qeveri e ka plotësuar kriterin e fundit, 94 janë plotësuar nga dikush tjetër
18 prilli është një datë historike për Kosovën.
Të marten, Parlamenti Evropian votoi pro heqjes së vizave për Kosovën.
Të gjithë, votuan pro.
E në mesin e deputetëve ishte edhe një shqiptare.
Ajo është Arba Kokalari, e cila ka lindur në Tiranë.
Kokalari, është pjesë e Parlamentit Evropian.
36-vjeçarja u zgjodh si deputete e PE-së si pjesë e Demokristianëve nga Suedia.
Ndërkaq nesër pritet edhe të nënshkruhet vendimi për liberalizmin.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
______________________________________________________________________________________________________
14:13 - Gërvalla për liberalizimin e vizave: Ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.
"Një ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në", ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Gërvalla tha se i ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për mbështetjen e tyre vendimtare.
"Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE-ja ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE-së për mbështetjen e tyre vendimtare", ka shtuar ajo.
"Së bashku jemi Evropë", përfundoi Gërvalla.
13:25 - Liberalizimi i vizave, Abdixhiku: Ditë e paharrueshme për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Abdixhiku, në një shkrim në Twitter, tha se kjo është një ditë e paharrueshme për vendin, teksa shtoi se pret me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane.
"Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian. Një trajtim i padrejtë më në fund e sheh fundin. Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane", ka shkruar Abdixhiku në Twitter.
13:17 - Krasniqi për liberalizimin e vizave: Edhe pse shumë i vonuar, është më se i merituar e i mirëseardhur
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët e vendit për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian.
Krasniqi, në një shkrim në Facebook, tha se pavarësisht që ishte vendim i vonuar, prapëseprapë është i merituar e i mirëseardhur.
Ai tha se shpreson që ky vendim të hyjë sa më shpejt në fuqi.
Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është më se i merituar e i mirëseardhur. Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë.
13:13 - Osmani: Liberalizimi i vizave për Kosovën, fitore për demokracinë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është gëzuar vendimit final për liberalizmin e vizave për Kosovën.
Osmani tha se kjo nuk është vetëm fitore për vendin tonë, por është fitore për demokracinë.
"Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme", tha Osmani.
E para e vendit shtoi se qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me të tjerët.
"Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha", tha ai.
______________________________________________________________________________________________________
13:04 - Liberalizimi i vizave, Pacolli: Një ditë historike për vendin tonë, edhe pse e vonuar
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, tha se kjo është ditë historike për vendin, edhe pse, sipas tij, e vonuar.
"Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës! Një ditë historike për vendin tonë. Edhe pse e vonuar! Eurodeputetët më në fund miratojnë liberalizimin e vizave me Kosovën. Nga 1 janari lëvizim të gjithë të lirshëm! Akti do të nënshkruhet sot në ligj nga presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe Presidenca suedeze e BE-së", ka shkruar Pacolli në Facebook.
12:46 - Bislimi merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të liberalizimit të vizave
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit final që do të bëhet nesër në Strasburg.
“Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024”, u tha në njoftimin e Qeverisë përcjell Klankosova.tv.
12:45 - Reuten krenar që PE-ja ia hoqi vizat kosovarëve
Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka thënë se më në fund Parlamenti Evropian e dha dritën e gjelbër për kosovarët që të udhëtojnë pa viza.
Reuten theksoi se Kosova është pjesë e Evropës, dhe se tani mund të hapet kapitulli tjetër, njofton Klankosova.tv.
“Parlamenti Evropian jep dritën e gjelbër përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën”, shkroi Reuten.
“Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Evropës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”.
12:44 - Haradinaj: Liberalizimi i vizave, lajm i mrekullueshëm
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar heqjen e vizave për Kosovën.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ky është një lajm i mrekullueshëm, teksa i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë proces.
"Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Evropian, që sot hoqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuuan që ky proces të përmbyllet me sukses", ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj shtoi se tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe.
"Urime Kosovë", përfundoi ai.
12:38 - Sveçla për liberalizimin e vizave: Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Sveçla tha se edhe pse moment gëzimi ka ende shumë punë dhe sfida për të tejkaluar, njofton Klankosova.tv.
“Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, shkroi Sveçla.
“Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar”.
“Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë”.
12:33 - Liberalizimi i vizave, deklarohen nga qeveria
Parlamenti Evropian votoi sot heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Pas kësaj ngjarje historike u deklarua edhe Qeveria e Kosovës.
Përmes një komunikate, Zyra e Kryeministri tha se liberalizimi i vizave është tashmë realitet.
Nga ekzekutiti u tha se vendimi final do të nënshkruhet nesër nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
” Ditën e sotme u votua pozitivisht në Parlamentin Evropian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave. Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”.
“Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024”.
“Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit. Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante”.
“Pas një pritjeje të gjatë, ky është një moment kyç i përafrimit të vendit tonë me familjen evropiane”.
12:30 - Von Cramon: Urime Kosovës për liberalizimin e vizave të shumëpritur (VIDEO)
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët kosovarë pasi Parlamenti Evropian pak momente më parë votoi për liberalizimin e vizave.
Von Cramon, ka thënë se më në fund qytetarët kosovarë do të udhëtojnë lirisht nëpër në Evropë nga viti 2024, njofton Klankosova.tv.
“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian. Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, shkroi Von Cramon.
Great news for all citizens of #Kosovo ?? from @Europarl_EN!
Congratulations on the long awaited and very much deserved #VisaLiberalisation that will allow you to finally travel freely across Europe as of 2024!
Happy freedom of movement! ???? pic.twitter.com/DkNeovHIGZ
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) April 18, 2023
12:29 - Kosova pa viza, dalin detaje nga miratimi i vendimit në PE
Parlamenti Evropian përfundimisht ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët këtë të martë, duke u dhënë të drejtën qytetarëve të Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë nga 1 janari i vitit 2024.
PE-ja miratoi marrëveshjen për lirinë e vizave me qëndrim të shkurtër me Kosovën, njofton Klankosova.tv.
“Qytetarët e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në BE – dhe qytetarët e BE-së të shkojnë në Kosovë – pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një kuadër të ngjashëm vizash për zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e PE-së në faqen zyrtare të tyre.
Përjashtimi i vizave do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast deri në vitin 2024.
12:14 - Pritja merr fund, s'ka më viza
Parlamenti Evropian përfundimisht ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët këtë të martë, duke u dhënë të drejtën qytetarëve të Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë nga 1 janari i vitit 2024.
PE-ja miratoi marrëveshjen për lirinë e vizave me qëndrim të shkurtër me Kosovën, njofton Klankosova.tv.
“Qytetarët e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në BE – dhe qytetarët e BE-së të shkojnë në Kosovë – pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një kuadër të ngjashëm vizash për zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e PE-së në faqen zyrtare të tyre.
Përjashtimi i vizave do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast deri në vitin 2024.
Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën.
Këtë të martë PE-ja ka miratuar vendimin final duke u dhënë mundësinë qytetarëve të Kosovës që lëvizin pa viza që nga 1 janari 2024, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se me votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga PE-ja kjo çështje është përmbyllur dhe të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.
Pas kësaj, mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, me çka edhe caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit.
Para PE-së, pro liberalizimit të vizave për Kosovën më 9 mars votoi Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, duke thënë se lëvizja e lirë për kosovarët mund të ndodhë nga 1 janari i vitit 2024.
Kujtojmë se ditë më parë, blloku njoftoi se e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.
Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse ky sistem nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, heqja e vizave për kosovarët bëhet realitet më 1 janar 2024.
Si funksionon ETIAS?
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.
Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.
Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.
Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.
Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen, njofton Klankosova.tv.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.