17.11.2015 · përditësuar para 3911 dite1 min lexim
Pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, pasi Opozita lëshoi sprej dhe gaz lotsjellës, mësohet se seanca mund të vazhdoj në bufenë e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se më 24 tetor, pas një vargu tentimesh të dështuara për të mbajtur seancë në sallën e seancave plenare, ajo qe mbajtur në katin më të lartë të Kuvendit të Republikës, me ç'rast qenë votuar një varg ligjesh.
E njëjta mund të përsëritet edhe sot, pasi Opozita edhe një herë tjetër ka pamundësuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.