Lajmet e fundit

Kosova pret rekomandime pozitive nga Komisioni Evropian sa i përket kritereve të përcaktuara për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ministria për Integrime Evropian tashmë ka përmbyllur raportin e dytë ku përfshihet përmbushja e kritereve evropiane të përcaktuara nga misioni vlerësues i Be-së.
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në këtë dokument janë përfshirë aspektet teknike dhe pakot ligjore të domosdoshme për këtë proces.
Çollaku pret që BE-ja t'i ndërmarrë veprimet e veta, ku ndër të tjera përfshihet dërgimi i një misioni të ri vlerësues në Kosovë.
"Ne presim që misioni vlerësues i Bashkimit Evropian të bëjë një vlerësim korrekt, meritor të punës që është bërë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe bazuar mbi këtë meritë ne pastaj të marrim edhe një rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit Evropian", ka thënë ai.