Në spektaklin e së premtes në “Big Brother VIP Kosova 4”, banori Nailiri u eliminua nga shtëpia më e famshme në vend.
Ai nuk arriti t’i shpëtonte televotimit, ku përballë tij për mbijetesë garonin edhe Hygerta, Labinoti, Alba, Ibro dhe Shkurta.
E një ditë pasi doli, Nailiri mori pjesë në “Big Talk” në Klan Kosova, ku u rrëfye për qëndrimin e tij të shkurtër në BBVK.
“Të jem i sinqertë, nuk e prita të dilja. Prita që të jetë Ibro, pasi edhe unë i bashkohem mendimit të shumë banorëve. Ai ishte një tip që vinte, bënte tri pyetje dhe largohej. Besoj që kam dhanë diçka ma shumë se Ibro, por u kujtova pak si vonë. Nuk është se kam pas lojë aty brenda, dhe kjo besoj që më penalizoi”, tha Nailiri.
Ndiqeni rrëfimin e tij:
https://youtu.be/PutAn-KYWWo
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.