Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti, kishte premtuar që do të hapë çerdhe për fëmijë në secilën lagje të Prishtinës. Mirëpo edhe pas një viti e gjysmë, ai nuk ka arritur t’i përmbushë premtimet e dhëna për hapjen e çerdheve publike.
Në fushatën zgjedhore kishte premtuar se në vitin 2014 do të bëhej plani i detajuar ekonomiko-financiar dhe se ky plan do të integrohej në diskutimet për buxhetin e vitit 2015 ku edhe do të bëheshin investimet e nevojshme për çerdhe publike.
Por, shumë lagje të Prishtinës mbesin pa institucione parashkollore. Mungesa e çerdheve ka bërë që shumë fëmijëve t’u kufizohet e drejta e dërgimit në to. Kjo ka shkaktuar fluks të madh nëpër ato çerdhe të cilat funksionojnë, e të cilat nuk kanë kapacitete që t’i përmbushin kërkesat e mëdha.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në:
http://zeri.info/aktuale/39098/cerdhet-diskriminuese-te-prishtines/