Lajmet e fundit

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar (vjehrrin e saj) është sulmuar fizikisht nga ai.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.