Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se janë vjedhur dy vetura në Prishtinë , njëra nga to e tipit Golf V, kurse tjetra Audi A-5.
"Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura e tij Golf V ngjyrë e zezë me targa vendore. Njësitë policore janë duke hetuar rastin".
"Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij Audi A-5 ngjyrë hiri me targa vendore. Njësitë policore janë duke hetuar rastin", njofton policia transmeton Klan Kosova.