Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Prishtinë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.