Lajmet e fundit

Sonte në Prishtinë rreth orës 19:30, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, njofton Klan Kosova.
Të gjitha njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, përkatësisht në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, dhe kanë filluar t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas rezultateve të para të hetimeve, dyshohet për një person të plagosur.
Policia ka arrestuar një person të dyshuar si dhe ka konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
Viktima është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, Policia po punon në ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit.
Klan Kosova ka mësuar nga disa prej banorëve se këta dy persona kanë pasur telashe edhe me herët, dhe se banojnë shumë afër njëri-tjetrit.
Po ashtu, mësohet se personi i plagosur është lëshuar nga QKUK-ja.