Lajmet e fundit

Kandidatët për Kryetar të Prishtinës sot përmbyllën fushatën e tyre elektorale, njofton Klan Kosova.
Arban Abrashi, kandidati i LDK-së, u prit me fishekzjarre në tregun me shumicë.
Ekonomisë, ditën e fundit të fushatës ia kushtoi Selim Pacollim kandidati nga radhët e AKR-së.
Në hotelin që ai menaxhon, Pacolli ftoi përfaqësues të biznesit që të shpalosë investimet që planifikon t’i bëjë.
Ndersa Arbër Vllahiu i AAK-së, deklaroi se nuk ka dhënë asnjë premtim, kur u takua me pensionistët të cilëve u garantoi transport pa pagesë.
Të premten, shefi i shtabit të Shpend Ahmetit, Ylli Hoxha e shpalli fushatën të suksesshme.
Në 4 tubime të mëdha, 43 të mesme e mbi 100 të vogla, ai tha arritën të shpalosin mirë planin 100 pikësh për Prishtinën dhe të binden se do të dalin fitues.
Ndërsa Partia Demokratike njoftoi se kandidati i tyre për Kryetar Prishtine këtë të premte vizitoi disa familje e bisedoi gjer e gjatë me ta por që për të ndjekur ato nuk u ftuan mediat.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi