Lajmet e fundit

Në disa shkolla në Prishtinë, hapësirat brenda tyre nuk po pastrohen tash e disa ditë.
Kjo pasi punëtoret e Kompanisë MMS hynë në grevë.
Këta nuk morën paga tash e disa muaj e përveç që nuk paguhen, ata thonë se nuk dinë më as ku të drejtohen për hallin e tyre, njofton Klan Kosova.
Nga kompania MSS drejtori Behxhet Haxholli i tha Klan Kosovës se krejt kjo vonesë pagash ka ardhur pasi komuna e Prishtinës nga qershori ka vonuar pagesën e faturave dhe borxhit ndaj kompanisë.
Kronikë e zgjeruar nga Dafina Jegeni-Krasniqi.