Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë ndezur qirinj për t’i nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës.
Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se është jashtëzakonisht keq që vetëm një numër i vogël i krimeve të luftës janë ndëshkuar.
“Pandemia na ka penguar që t’i realizojmë aktivitet ashtu siç kemi dashur; megjithatë ne jemi duke e realizuar një prej elementeve - bëhet fjalë për ndezjen e qirinjve në nder të viktimave të Srebrenicës që janë vrarë para 25 vjetëve”.
“Këto janë aktivitetet që tash janë duke u zhvilluar. Gjatë ditës kemi pasur edhe një ligjëratë nga një profesor i njohur boshnjak lidhur me këtë temë”.
“Është jashtëzakonisht e keqe që nga të gjitha krimet e kryera gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, vetëm një numër i vogël i tyre janë ndëshkuar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.