Lajmet e fundit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës në Prishtinë u mbajtën disa aktivitete.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga nxënësit e shkollave të Prishtinës, Lipjanit e Fushë Kosovës, u mbollën disa bimë në katër muret vertikale të ndërtuara për pastrimin e ajrit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se pastërtia është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve.
“Jemi duke bërë agjendën për vetëdijesimin e qytetarëve për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e qytetit”, tha Rama.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite, edhe në pjesë tjera të kryeqytetit kishte disa aktivitete.
Organizime kishte edhe në komuna të tjera në forma të ndryshme.