Lajmet e fundit

Me institucionet e drejtësisë pakënaqësi kanë shoqëria civile. Sot u marshua në kryeqytet ku u kërkua drejtësi për vdekjen e një nëntëvjeçari nga Fushë Kosova.
Protestuesit kërkuan që të hetohet prokurori, që sipas tyre, e ka neglizhuar rastin.
Se pati shkelje dhe neglizhencë nga institucionet në këtë rast tha edhe kryetari i Komisionit për Kthim dhe Komunitete në Kuvendin e Kosovës, Xhelal Sveçla.
Në këtë protestë pjesëmarrës pati edhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare të cilët bënë thirrje që të luftohet racizmi.
Kronikë e zgjeruar nga Merita Neziri.