Lajmet e fundit

Ndeshjet futbollistike që do të luhen në Stadiumin e Prishtinës, nga ekipet e tjera të Kosovës, nuk po i pëlqejnë kryetarit të Komunës, Shpend Ahemti.
Ai nuk pajtohet që në "Fadil Vokrri" të luajnë klube të huaja derisa nuk është bërë pranimi teknik i stadiumit të rinovuar rishtazi e më pas edhe dorëzimi te komuna.
Aktualisht, ky objekt sportiv po menaxhohet nga Federata e Futbollit e cila edhe po lejon që në të të luhen ndeshje kampionale, siç do të jetë rasti edhe me derbin Drita-Gjilani.
Kronikë e zgjeruar nga Iliri Pireva.