Lajmet e fundit

Arsim Gërxhaliu nuk pati zgjidhje tjetër. Qenin që e mbajti për tetë vjet ai e varrosi në pronën që e ka në Bërnicë të Epërme të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Nga kjo brengë që pati, atij i erdhi një ide. Një kërkesë të tillë nuk kishte patur më herët kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kësaj kërkese i është bashkuar edhe Din Orana, që pati problemin e njëjtë me Gërxhaliun.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe me kabinetin e kryetarit Ahmetit, të cilët konfirmuan pranimin e kërkesës së Gërxhaliut.
Drejtori për shërbime publike, Muhedin Nushit i tha televizionit se kjo çështje do të trajtohet deri në realizimin e saj, por që duhet bashkëpunim institucional edhe me agjencinë e veterinës dhe ushqimit.
Kronikë nga Arbreshë Uka