Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri.
Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.
“Janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë 9 mm, 64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12 gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb, dhe telefon. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë policia në raport.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.