Lajmet e fundit

Pas votimit të ligjeve që e shndërruan FSK-në në Ushtri, qytetarët ia nisën valles para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Festës së tyre iu bashkuan edhe deputetët pasi votuan amendamentet, njofton Klan Kosova.
Daullet u sollën nga Lipjani, për të bërë festë në kryeqytet, ndërsa kishte edhe shqiptarë të cilët erdhën nga diaspora për të pritur këtë ditë.
Një festë të tillë këta qytetarë thanë se do ta bëjnë edhe kur të liberalizohen vizat. Por që, ende nuk dihet se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi