Lajmet e fundit

Një e mitur ka njoftuar policinë se dje në Prishtinë , një i panjohur ka tentuar ta rrëmbejë.
Policia njofton se i dyshuari me një veturë me targa vendore e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbente, por e mitura ka arritur t’i shmanget.
“Ankuesja nuk ka pasur lëndime. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport të policisë, transmeton Klankosova.tv.