Policia ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, pasi të njëjtit pas një zënke të çastit janë rrahur nga disa persona të dyshuar.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se personave që janë rrahur u është ofruar tretmani mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një zënke të çastit janë sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor”.
“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.