Të premten është arrestuar një person në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se më datë 30.04.2021, e ka kryer veprën penale "Dhunim.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.
"Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 30.04.2021 - NN. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 21.05.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.