Lajmet e fundit

Derisa ndeshjet e tjera të xhiros 21 janë shtyrë për shkak të palestrave të zëna si pasojë e fushatës zgjedhore, në kryeqytet, Prishtina pret Vëllaznimin në një super ndeshje.
Kjo përballje do të zhvillohet nga ora 19:00 në kuadër të Procredit Superligës, të cilën mund ta ndiqni në kanalin sportiv S2 në platformën më të pasur televizive në vend, Artmotion.
Në ndeshjen e xhiros së 7, Vëllaznimi e kishte mposhtur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 85:101, sikurse edhe në ballafaqimin e tyre të radhës të javës së 14-të (100:87).