Lajmet e fundit

Klubi i futbollit, Prishtina ka konfirmuar arrestimin e futbollistit të tyre, Otto John, derisa kanë thënë se nuk kanë dijeni për arsyet e arrestimit.
Tutje, Prishtina ka bërë të ditur se sulmuesi nigerian do të lirohet nesër nga paraburgimi, njofton Klankosova.tv.
“FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten (05.05.2022) në mbajtje nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Klubi nuk është në dijeni për arsyet e arrestimit ndërkohë që mësojmë si ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë ditës së shtunë (07.05.2022)”.
“FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj futbollistit do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit”.
https://klankosova.tv/arrestohet-futbollisti-i-prishtines-dyshohet-per-vepra-te-renda/