Lajmet e fundit
Kryekuvendari , Kadri Veseli gjatë seancës plenare të së hënës tha se e institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë që autoritetet maqedonase t’ia mundësojnë KMDLNj-së t’i vizitojë të arrestuarit në Kumanovë.

Veseli bëri të ditur se lidhur me këtë çështje kanë komunikuar me ambasadën e Maqedonisë këtu dhe me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë dhe se janë në pritje të përgjigjes zyrtare nga shteti maqedonas.
"Kemi bërë kërkesë që nga e premta për të parë gjendjen e të burgosurve tanë në burgun e Shkupit dhe po presim përgjigje nga ta”,tha ai.