Shumica e ndërtimeve në Kosovë, duke përfshirë këtu ndërtesa banimi, qendra tregtare, por edhe ndërtesa qeveritare, u bënë pa plane urbanistike në 17 vjetët e fundit. Një trend i tillë, i ka shndërruar qytetet në kaos urbanistik, vlerësojnë ekspertë të fushës.
Të ndërtuar pa ndonjë planifikim dhe të ngritura edhe në zona ku kanë krijuar probleme, këto ndërtime, sipas ekspertëve, krijuan kaos duke mbyllur edhe perspektivën e zhvillimit të qyteteve.
Valdet Osmani nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se ndërtimet pa plane urbanistike ngufatën qytetet e Kosovës.
“Në Kosovë nuk mund të themi se ka planifikim urban, pasi që më shumë është planifikim de-rregullues dhe çrregullues, që ka dëmtuar qytetet tona dhe të ardhmen e shtetit dhe pothuajse fare nuk ka pasur as angazhim, as planifikim të mirëfilltë të qyteteve për planifikim hapësinor të Kosovës”, vlerëson Osmani.
Duke mos respektuar planet urbanistike, shton Osmani, u shkelën standardet e ndërtimit dhe kriteret e përcaktuara me ligj.
Shkrimi i plotë në Radio Europa e lirë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.