Lajmet e fundit

Shi si ai i të martës, moti kohë nuk ishte parë në kryeqytet. Rrugë të vërshuara nga uji dhe prona të dëmtuara nga vërshimet, ishin pamjet me të cilat Prishtina u përball të martën.
Mirëpo, Komuna e Prishtinës ka filluar me punën e vet në vlerësimin e dëmeve që nga dita e djeshme. Këtë e ka konfirmuar për KlanKosova.tv, Gent Begolli – Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, i cili po ashtu ka thënë se kompanitë e autorizuara, që mbrëmë kanë filluar me pastrimin e pusetave në rrugët e kryeqendrës.
“Që nga dje kemi filluar që të bëjmë vlerësimin e dëmeve që ka shkaktuar shiu i madh që ra të martën në Prishtinë. Kompanitë gjatë tërë ditës po punojnë në pastrimin e pusetave. Si komunë, i kemi ftuar qytetarët që të sjellin fotografi e të tregojnë për dëmet që u ka shkaktuar shiu”.
Të mërkurën, një ditë pas shkarkimeve të rrufeve në Prishtinë, qyteti është stabil.