Prishtina ka arritur që ta përmbysë rezultatin në Gjilan përballë Dritës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Betim Haxhimusës në minutën e 21’, por që Prishtina u kundërpërgjigj shpejt edhe arriti që ta barazojë rezultatin falë golit të Endrit Krasniqit në minutën e 34’.
Përkundër rasteve që kishin të dyja skuadrat, në pjesën e dytë Prishtina arriti që të shënojë me Besnik Krasniqin në minutën e 71’ për rezultatin përfundimtar 1-2, njofton KlanKosova.tv.
Me këtë fitore, Prishtina arrin në kuotën e 63 pikëve, një më pak se kreu i tabelës, Drita, dhe dy më shumë se Ballkani i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.