Lajmet e fundit

Nëse skuadra e Prishtinës ia del që ta eliminojë skuadrën e Connahs nga Uellsi atëherë do të ballafaqohet me fituesin e takimit Valur - Bodo/Glimt.
Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e kampionit të Superligës së Kosovës në “Facebook” pas hedhjes së shortit për raundin e tretë të kësaj gare.
UEFA në shortin e sotëm nuk i ndau skuadrat në bartëse apo jobartëse./ KP