Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka propozuar që objekti i Kuvendit i ndërtuar në Gërmi të përdoret për studentët e Teknologjisë Informative.

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka thënë se objekti i Qendrës Protokollare të Kuvendit e ndërtuar në Gërmi do të përdoret për studentët e Teknologjisë Informative.
Këtë ide, ai e dha në forumin e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për teknologji të Informacionit dhe Inovacionit.
Kreu i Kuvendit tha se teknologjia e informacionit tashmë është një domosdoshmëri, për faktin se zhvillimi i saj po ecën shumë shpejt dhe ne duhet t’i zëmë trendët e këtij zhvillimi.
Poashtu Veseli theksoi se është koha që Kosova ta ketë Universitetin e Teknologjisë Informative. Në këtë funksion kryetari Veseli propozoi që Objekti i Kuvendit në Gërmi t’i dorëzohet sektorit të TI-së, për t'u shndërruar në universitet të teknologjisë informative./Klan Kosova.