Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës ka shpallur tender për punime në parkun e ri afër sallës “1 Tetori”.
Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
"Në bashkëpunim me DEMOS është shpallur tenderi për punimet në parkun e ri afër salles 1 Tetori (pjesën e sipërme)".
"Ky park i ri i karakterit sportiv do ti shërbejë qytetarëve të Prishtinës per rekreacion (streetball, pinpong, fitness, shah etj). Shpallja është botuar ne gazetat ditore dhe ofertat dorëzohen deri me 15 shkurt", ka shkruar Ahmeti.