Lajmet e fundit

Ka përfunduar çereku i parë mes Prishtinës dhe Bashkimit në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ku në 10-minutëshin e parë po udhëheqin kryeqytetasit me rezultat 17:16.
Derbi që po zhvillohet në “Pallatin e Rinisë” është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja skuadrat, pasi Prishtina kërkon ngjitjen në vendin e dytë, e Bashkimi do që ta ruaj pozitën e parë, pasi deri në fund të edicionit të rregullt është vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar .
[caption id="attachment_2542281" align="alignnone" width="670"]
Renditja aktuale në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll[/caption]
Dy pozitat e para të renditjes tabelare kualifikohen direkt në gjysmëfinale, kurse nga vendi i tretë deri te i gjashti, matin forcat në çerekfinale.
Ajo skuadër e cila e përfundon sezonin e rregullt si e treta, përballet me atë që mbetet në pozitën e gjashtë, kurse vendi i katërt ndeshet me të pestin, raporton Klankosova.tv.
Në gjysmëfinale kualifikohet kush i arrinë dy fitore (2-0 ose 2-1).
Vendi i parë e pret fituesin e duelit ndërmjet pozitës 4 e 5, kurse vendi i dytë luan me atë që triumfon ndërmjet 3 dhe 6.
Super-derbi ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.