Prishtina e ka mposhtur Malishevën me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Leotrim Kryeziu, në minutën e 11’, me anë të Leotrim Kryeziu, në minutën e 11’. Për golin e dytë u kujdes Islami, në minutën e 37.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pasi më nuk u tundën portat.
Në pjesën e dytë, Hasan Hyseni me një gol në minutën e 62’, thuajse vulosi fitoren e ekipit kryeqytetas.
Golin e vetëm për Malishevën e realizoi Mathueiu, në minutën e 69’.
Prishtina pas fitores renditet në vendin e parë me shtatë pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Malisheva në pozitën e dytë me një pikë më pak. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.