Lajmet e fundit

Sekretari i klubit futbollistik Prishtina, Fatos Hoxha, ka thënë se ky klub është gati që të ndeshet me Norrkoping në kuadër të Europa Ligës, njofton Klan Kosova.
“Për nesër jemi të gatshëm për zhvillimin e kësaj ndeshje”, tha Hoxha në Orën e Fundit të Klan Kosovës, duke shtuar se është i bindur që Prishtina do të nxjerrë rezultat të favorshëm.
Për më tepër, ai tregoi se ekipet e tyre të punës ende janë në Mitrovicë.
Nesër në ora 10:00, zyrtarët e këtij klubi do të takohen me ata të UEFA-së dhe të Norrkopingut, ndërkaq në ora 17:00, klubi i Prishtinës do të shkojë për në Mitrocvië.
Sa i përket shitjes së biletave dhe pranisë së tifozëve në stadiumin "Adem Jashari", Hoxha thotë se nuk ka hidhërime të simpatizuesve dhe kërkon nga ta që të kenë durim dhe t’i përkrahin ekipet kosovare sepse një gjë e tillë iu duhet në këtë moment futbollsitëve.