Lajmet e fundit

Ekipi i Prishtinës është fitues i Kupës së Kosovës për sivjet, sepse triumfoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës pas ekzekutimit të penalltive 5:4.
Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 1:1, me golat e Basit Khalid në minutën 21 për Prishtinën dhe Dardan Rugovës në minutën 79 për Vëllaznimin.
Ky është një sukses i prishtinasve pas zhgënjimit që pësuan nga humbja e titullit në Superligë, njofton Klan Kosova.