Sigal Prishtina ka shënuar fitore në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 73:94 (27:18, 12:26, 24:27, 10:23), në kuadër të javës së 28-të në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Më i miri te vendasit ishte Jericole Hellems me 24 pikë e pesë kërcime, derisa te mysafirët Rashid Mahalbasiq me dhjetë pikë e 12 kërcime, transmeton Klankosova.tv.
Vëllaznimi ka 13 fitore e 15 humbje në garat e rregullta, duke përfunduar në pozitën e gjashtë, derisa Sigal Prishtina e treta me 17 fitore e 11 humbje.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.