Lajmet e fundit

Mungesa e një strehimoreje dhe prurja e qenve endacakë nga qytetet tjera në Prishtinë ka bërë që qytetarët e kryeqytetit të jenë të rrezikuar tej mase.
Në Prishtinë numri i qenve endacakë është shtuar dukshëm kohëve të fundit, gjë që ka bërë që edhe qytetarët, e në veçanti fëmijët të jenë mjaft të rrezikuar.
Një shqetësim të tillë e ka ngritur edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Rasti i fundit është regjistruar këtë muaj, kur një vajzë është sulmuar nga qentë endacakë në kryeqytet, të martën më 22 nëntor të këtij viti.
Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm kur fëmijët janë sulmuar nga qentë endacakë në Kosovë. Mungesa e një strehimoreje ka bërë që rreziku tek qytetarët të shtohet dukshëm.